LAJMI I FUNDIT:

Samsung shfaq modelet Galaxy M, lansimi më 28 janar (FOTO)

Samsung shfaq modelet Galaxy M, lansimi më 28 janar (FOTO)

Në rast se keni pasur ndonjë dyshim rreth serisë së ardhshme Samsung Galaxy M, kompania është duke u siguruar që të mos keni. Ka një faqe të dedikuar për Galaxy M në faqen indiane të Samsung, e cila jo vetëm që e promovon ngjarjen e ardhshme të 28 janarit, por zbulon dizajnin dhe tiparet kryesore të telefonit.

Çfarë është qartë e dukshme është fakti se porti i kufjeve është zhvendosur në pjesën e sipërme dhe ekrani i përdorur është një ekran Infinity V.


Bateria – me ngarkim të shpejtë, dhe procesori duket të jetëë pika kryesore e shitjes në të cilën Samsung po përqëndrohet, por kompania gjithashtu përmend kamerën Ultra Wide, e cila do të jetë pjesë e sistemit të dyfishtë të lenteve të përdorur.

Thashethemet e mëparshme sugjeruan disa modele Galaxy M, duke përfshirë M10, M20 dhe M30. Bateritë aq të mëdha sa 5.000mAh janë raportuar për disa modele, por ne duhet të presim dhe të shohim faqen e plotë të specifikave të vijë më 28 janar. /Telegrafi/