LAJMI I FUNDIT:

Trokiti në derën e një shtëpie, fqinji e njohu se kush ishte – adoleshentja u gjet gjallë, tre muaj pas vrasjes së prindërve të saj

Trokiti në derën e një shtëpie, fqinji e njohu se kush ishte – adoleshentja u gjet gjallë, tre muaj pas vrasjes së prindërve të saj

Një vajzë 13-vjeçare nga Wisconsin – SHBA, e humbur që nga koha kur prindërit e saj u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre, tre muaj më parë, u gjet të enjten, e kequshqyer dhe e palarë, por e gjallë, pasi u largua me sa duket nga kidnapuesi i saj në një komunitet të largët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një njeri, i cili nuk është identifikuar nga policia, është në paraburgim, thanë autoritetet në lidhje me rastin e James Closs, 56 vjeç dhe gruas së tij Denise, 46 vjeçe, trupat e të cilëve u gjetën më 15 tetor, ndërsa vajza e tyre Jayme mungonte.


Zhdukja e fëmijës u bë lajm kombëtar në SHBA, duke shkaktuar kërkime masive, me 1.500 vullnetarë që kërkonin pyjeve dhe fushave të Minneapolis dhe për gjetjen e së cilës u ofrua një shpërblim prej 25,000 dollarë.

Po sipas mediave vajza u gjet nga një banor i qytetit Gordon, rreth një orë me makinë nga shtëpia e Closs, pasi fëmija, e përshkruar si e dobët dhe e palarë, me flokë të varur dhe që mbante këpucë që nuk i përshtateshin, trokiti në derën e saj.

“Kjo është Jayme Closs! Thirrni 911!”, ka thënë një fqinj që ka njohur fëmijën.

Policia ka thënë se tanimë kanë një të dyshuar në paraburgim, por nuk kanë dhënë detaje rreth ikjes së vajzës.

Pas kësaj, bëhet e ditur se Jayme u dërgua në një spital të afërt për trajtim, por gjendja e saj nuk ishte menjëherë e qartë, me sherifin që ka kërkuar nga mediat dhe publiku të respektojnë privatësinë e familjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori