LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Qeveria me PSD-në i ka 63 vota në Kuvend (Video)

Tahiri: Qeveria me PSD-në i ka 63 vota në Kuvend (Video)

Koordinatori nacional për reforma në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria ka një marrëveshje me PSD-në dhe së bashku në Kuvendin e Kosovës i kanë 63 vota.

Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se marrëveshja me PSD-në është publike.

“Kemi një marrëveshje me PSD-në për buxhet dhe kjo marrëveshje është publike”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Zyrtari i AAK-së ka thënë se nuk ka qeveri në Kosovës që nga koha e pasluftës që ka kryer punë më të mëdha se kjo e Ramush Haradinajt.

“Kjo Qeveri e ka kaluar ushtrinë, e mirë apo e keqe. Kjo Qeveri e ka kthyer dinjitetin e Kosovës që nga Tirana që i ka folur kryeministrit Rama, e deri në Bruksel kur i ka thënë Mogherinit “ti s’je t’u folur për normalizim por për fotografim. Kjo Qeveri ka ecur tutje edhe me taksën, duke i treguar rrugën Serbisë”.

Tahiri ka vijur më tej duke numëruar siç thotë ai, disa nga të arriturat më të mëdha të kësaj Qeverie.

“Nuk ka njeri që Ramush Haradinaj i ka bërë ndonjë diskriminim…Çdokush që e ka ftuar në interpelancë ai i është përgjigjur, çoftë për qentë endacakë apo për dialog”.

Ai ka thënë se kjo Qeveri ka pasur qëndrim parimor edhe për dialogun me Serbinë./Telegrafi/