LAJMI I FUNDIT:

Në mesin e të ftuarve nga Gjykata Speciale edhe një ish-ushtare e UÇK-së

Në mesin e të ftuarve nga Gjykata Speciale edhe një ish-ushtare e UÇK-së

Në mesin e atyre që kanë marrë ftesë për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë është edhe një femër, ish-ushtare e UÇK-së.

Ish-ushtarja e UÇK-së, Raimonda Rreci, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.


Postimi i Raimonda Rrecit:

“Njoftim

Me siguri e keni kuptuar ne baze te reagimeve te mija megjithatë le te mbetet si njoftim ky shkrim.

Qe nga fillimi i muajit Dhjetor edhe emri ime është i bashkangjitur ne listat e te ftuarve ne Gjykaten Specjale te Hages” (sic.), ka shkuar ajo në Facebook.

Ndërsa më 5 janar, ditën kur kishte marrë ftesën ajo kishte bërë një postim në Facebook, ku pyeste: “A thua se vetave të grupes tem ju kanë ardh këto ftesa si mu për me vizitu këtë gjykatën e re?”

“Athu sa vetve te grupes tem ju kane ardh k’to ftesa si mu per mej vizitu ket’ gjykaten e re?” (sic.), kishte shkruar Rreci.

I pari që ka pranuar ftesën nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar është Rrustem Mustafa – “Remi”, ish-komandant i UÇK-së i Zonës Operative e Llapit,  më pas Nazif Mehmeti, ish-epror i Zonës Operative të Llapit,  Sokol Dobruna, ish-kryetar i Gjykatës Ushtarake, ish-pjesëtari i UÇK-së Safet Syla, pastaj Sami Lushtaku, ish- komandant i Zonës Operative të Drenicës dhe Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut.

Ky i fundit ka thënë që do të refuzojë këtë ftesë pasi që nuk e  njeh Gjykatën Speciale.

Raimonda Rreci ,deri tash është femra e vetme që ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në kuadër të Gjykatës Speciale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori