LAJMI I FUNDIT:

Ruzhin: Kasami dhe Sela nuk janë faktor të rëndësishëm për ndryshimet kushtetuese, ShBA-të dhe Brukseli do të vendosin

Ruzhin: Kasami dhe Sela nuk janë faktor të rëndësishëm për ndryshimet kushtetuese, ShBA-të dhe Brukseli do të vendosin
Nano Ruzin, NATO Permanent Representative for the former Yugoslav Republic of Macedonia*

“S’mund të lidhim fatin e shtetit me një politikan apo një politikan tjetër , kjo është e qartë edhe për ato. Kasami dhe Sela nuk janë faktorë më të rëndësishëm në këtë situatë, ka faktorë më të rëndësishëm nga kërkesat e tyre, ato janë Brukseli dhe ShBA-të”, thotë Nano Ruzhin për ‘Makfaks” për kërkesat e kryetarëve të Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët për vendosjen e dygjuhësisë në gjithë territorin e Republikë së Maqedonisë dhe fshirjen e fjalës “maqedonase” nga shtetësia e qytetarëve.

“Këto çështje  janë për politikë ditore. Ajo çfarë duan të bëjnë Kasami dhe Sela është që me pushkë ajri të rrëzojnë aeroplanin. Qëllimi është të mbledhin sa më shumë votues. Gjithmonë partitë e vogla në situata të ngjashme përpiqen të fitojnë ndonjë votë më shumë”, thotë Nano Ruzhin përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se ShBA-të dhe Brukseli janë faktorët që do t’i zgjedhin këto dilema dhe se kërkesat e Selës dhe Kasamit janë diçka që dalin në moment të fundit dhe që është rezultat i llogaritjeve në mjediset e tyre politike.


Ndaj kërkesës së Selës dhe Kasamit kishte reagim negativ nga tetë deputetët nga OBRM-PDUKM, që pas votimit e ndryshimeve kushtetuese, veprojnë si grup i pavarur. Sipas profesorit universitar dhe ish-ambasadorit të Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, për tetë deputetët më e rëndësishme është ajo çfarë kërkohet nga Brukseli dhe Washingtoni, dhe ato janë, siç thotë Ruzhin, zbatimi i suksesshëm i marrëveshjes së Prespës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori