LAJMI I FUNDIT:

Gjakovarët nesër në protestë, kundërshtojnë pelegrinazhin serb

Gjakovarët nesër në protestë, kundërshtojnë pelegrinazhin serb

Protesta për të kundërshtuar ardhjen pelegrinëve serbë në Gjakovë, e paralajmëruar për të dielën, nuk është lajmëruar në Policinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës Lirije Podrimaj.


‘’Nuk është paralajmëruar policia lidhur me këtë protestë, por sidoqoftë ne i kemi planet dhe detyrat për çdo rast ne jemi të gatshëm’’, ka thënë Podrimaj, për Kallxo.com.

Ndërsa Etnik Berisha, aktivist politik në Gjakovë, tha se nuk ka asnjë organizator të protestës, pasi që protesta bëhet për çdo vit dhe njerzit do të mblidhen sipas eventit të krijuar në Facebook, ku paralajmërohet protesta.

Eventi i krijuar me emrin ‘Gjakova kërkon drejtësi’ në rrjetin social Facebook që e paralajmëron protesten, nuk ka të shkruar se nga kush organizohet, dhe deri tash janë përgjigjur pozitivisht rreth 800 persona.

Në anën tjetër, Komuna e Gjakovës ende nuk ka dalë me ndonjë qëndrim në lidhjen me protesten.

Për çdo vit, pelegrinë nga Serbia nisen për në Gjakovë, për të mbajtur ritualet e tyre fetare në Kishën Ortodokse, ndërsa ardhja e tyre çdo herë është kundërshtuar nga shoqëria civile, qytetarët dhe organizata “Thirrjet e Nënave’’, pasi sipas tyre në mesin e pelegrinëve gjenden persona që kanë bërë krime lufte në Gjakovë dhe qëllimi i ardhjes së tyre është politik.

Vizita e fundit e pelegrinëve serb ishte me 28 gusht të vitit të kaluar, ku gjjithashtu kishte pasur protesta dhe reagime dhe anëtarja e komisionit për të pagjeturit Nesrete Kumnova ishte alivanosur gjatë protestes.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori