LAJMI I FUNDIT:

Raiola largon Chelsean dhe Napolin: Lozano nuk largohet nga PSV në janar

Raiola largon Chelsean dhe Napolin: Lozano nuk largohet nga PSV në janar
Hirving Lozano duke festuar golin ndaj Interit . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Hirving “Chucky” Lozano nuk do të largohet në janar nga PSV, thotë agjenti i lojtarit Mino Raiola.

Meksikani ka shkëlqyer në Eredivisie që prej ardhjes së tij nga Pachuca në verën e vitit 2017.


Lozano në sezonin debutues shënoi 17 gola duke e ndihmuar klubin ta fitoj titullin.

Sezoni i dytë ka nisur edhe më mirë, pasi deri më tani ka shënuar 11 herë në 17 ndeshje, për ta ndihmuar skuadrën e tij që të jenë lider në kampionat me dy pikë më shumë se sa Ajax.

Hirving Lozano i PSV . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Lozano po ashtu ka bërë paraqitje të mirë në Ligën e Kampionëve ndaj klubeve si Barcelona, Tottenham dhe Inter.

Ka interesim të dukshëm nga Napoli dhe Chelsea që e duan që në janar.

Chelsea me ofertë zyrtare për Lozanon
Lexo po ashtu Chelsea me ofertë zyrtare për Lozanon

Por agjenti i tij Raiola i ka hedhur poshtë të gjitha mundësit që ai të lëvizë në këtë afat kalimtar.

“Hirving do të qëndrojë te PSV deri në verë. PSV nuk dëshiron ta shes tani lojtarin”, ka thënë Raiola.

Raiola ka shtuar se nuk ka interesim nga Chelsea aktualisht.

Ka qenë vetë Lozano që në një intervistë pas ndeshjes me Tottenahm, kishte thënë që është ëndërr e tij të luajë në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori