LAJMI I FUNDIT:

Grabitje me armë në Dardani, një i arrestuar

Grabitje me armë në Dardani, një i arrestuar

Disa persona të maskuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Prej tyre njëri ka përfunduar në prangat e policisë pasi është zënë në flagrancë.

Lajmin  për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sonte rreth ore 17: 30 kemi pranuar informatën për një grabitje me armë në një market në lagjen Dardania në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion, ka kontaktuar ankuesin dhe pas veprimeve të shpejta operacionale policore ka arrit që ta arrestoj një person të dyshuar (viti i lindje 1999)”, ka thënë Hoxha.


Sipas Policisë, dyshohet edhe për disa persona tjerë të involvuar për të çilet Policia është në proces të kryerjes së hetimeve, për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Hoxhaj thotë se të dyshuarit pasi kanë vërejtur qe kanë rënë në gjurmë nga Policia gjatë ikjes kanë hedhur pajise, çantën dhe arkën e grabitur, përderisa zyrtarët kanë arritur që njërin nga të dyshuarit ta kapin në flagrancë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne luftimin e rasteve te tilla që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve dhe do të tregoj zero tolerance ndaj kryesve te rasteve te tilla, duke ndërmarr veprime rigoroze konform ligjit”, theksoi ai./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Lajme
Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Lajme
Zëvendësministri Dobra, Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin, në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Zëvendësministri Dobra, Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin, në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Lajme
Pamje spektatore nga Mali i Nemërçkës, maja më e lartë në Jug të Shqipërisë

Pamje spektatore nga Mali i Nemërçkës, maja më e lartë në Jug të Shqipërisë

Lajme
25 vjetori i themelimit, Kurti: Zemra mal kur shohë që fëmijët e duan Policinë e Kosovës

25 vjetori i themelimit, Kurti: Zemra mal kur shohë që fëmijët e duan Policinë e Kosovës

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Kalo në kategori