LAJMI I FUNDIT:

Futbolli kosovar në vitin 2018 – Drita kampion, Prishtina fiton Kupën, garojnë pozitivisht në Evropë

Futbolli kosovar në vitin 2018 – Drita kampion, Prishtina fiton Kupën, garojnë pozitivisht në Evropë

Futbolli kosovar në vitin 2018 ishte shumë interesant, për disa më interesanti që nga paslufta.

Drita dhe Prishtina luftuan deri në minutën e fundit për ta fituar trofeun e më të mirit.

Por edhe për mbijetesë ishte  një garë e ashpër.


Po ashtu edhe Kupa e Kosovës sjelli shumë ndeshje interesante, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm me penallti.

Drita dhe Prishtina na përfaqësuan denjësisht edhe në Evropë, ku kaluan nga një rreth.

Drita, kampion i Kosovës

Pas shumë vitesh me probleme, ardhja e krysisë së re e kishte vënë në binar klubin e Dritës.

Skuadra e drejtuar fillimisht nga Milaim Zuzaku e pastaj nga Bekim Isufi, e mbyllën kampionatin me vetëm dy humbje.

Madje humbjet erdhën vetëm në fillim të kampionatit.

Ndeshja e fundit ishte ajo që e vendosi titullin dhe u zhvillua në Pejë, pasi stadiumi i Prishtinës ishte ende në renovim.

Ndeshja u mbyll baras, rezultat që i konvenoi Dritës dhe pas 15 vitesh e rikthyen titullin në Gjilan.

Drita siguroi edhe daljen në Ligën e Kampionëve.

Kupa e Kosovës

Edhe gara për Kupë ishte interesante pasi siguronte biletën e dytë që dërgonte në Evropë.

Prishtina pasi e mposhti Vushtrrinë në gjysmëfinale, luajti me Vëllaznimin në finale.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1-1.

Pas penalltive Prishtina arriti ta fitojë Kupën dhe të sigurojë kalimin në Ligën Evropës.

Evropa

Të dy klubet patën paraqitje pozitive në Evropë, duke kaluar nga një raund, atë paraelimnator.

Ishte hera e parë që një klub kosovar kalonte një raund.

Drita fillimisht shënoi fitore ndaj Santa Colomas me rezultat 2-0 pas vazhdimeve, ndërsa në finale e mposhti Lincolon Red Imps me rezultat 4-1.

Në raundin pasardhës luajti me Malmon ku në dy ndeshje pësoi humbje me rezultat 5-0.

Pastaj u kthye të luajë në Ligën e Evropës, ku u takua me skuadrën e F91 Dudelange prej të cilës humbi me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Drita fitoi mbi 1 milion euro nga garat evropiane.

Në anën tjetër Prishtina luajti fillimisht me FC Europan të cilën e mundi me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Ndërsa nga Fola humbi vetë pas penalltive, pasi të dy ndeshjet u mbyllën baras 0-0.

Prishtina mori diku afër 460 mijë euro nga garat evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori