LAJMI I FUNDIT:

Muzeu Marubi, aty ku “takon” edhe Sarah Bernhardin

Muzeu Marubi, aty ku “takon” edhe Sarah Bernhardin

Një foto e Sarah Bernhardit, aktores së njohur franceze, është ekspozuar në Muzeun e Fotografisë Marubi, pjesë e ekspozitës së atelierit Nadar të kuruar nga Michel Poivert.

“Monstre sacré”, siç Jean Cocteau e quante Sarah Bernhardtit, përshkon të gjithë historinë e Atelierit Nadar.

E fotografuar nga Félix Nadar që në moshën 15-vjeçare kur nisi në studiojë në Konservatorin e Artit Dramatik, ajo do të bëhet e famshme në skenat më të mira të kohës falë fotografive të Paul Nadar.


Bernhardt bëri famë në skenën franceze në vitet 1870-ta, në fillim të periudhës së Belle Epokës dhe u shndërrua shumë shpejt në kërkesë për Evropën dhe Amerikën. Ajo zhvilloi karrierën si një aktore serioze dramatike, duke fituar nofkën “Sara Hyjnore”.