LAJMI I FUNDIT:

NANUSH

NANUSH
Grupi Genesis. Amsterdam, 1991 (nga e majta): Tony Banks, Phil Collins dhe Mike Rutherford (foto nga: Rob Verhorst/Redferns)

Nga: Phil Collins (kanga “Mama” e grupit Genesis, prej albumit “Genesis” të vjetit 1983)
E ka përkthye: Agron Shala

S’jam kah muj me t’pá nanush
Ama s’po m’pritet
Për me t’prek, oh, e për me t’ndie nanush
Larg teje unë, oh, s’po muj me ndejt
Nëpër zhegun përcllues t’qytetit
Oh, qi po m’shtyn mos me u ndalë tue ngâ
Pra m’thuej qi ke me m’ndihmue, nanush
Se veç ma rand âsht tue u bâ


E tash unë s’muj me t’ndalë nanush
Ama e di qi gjithmonë pranë je
M’ndigjon, m’mëson nanush
E thellë n’zemër e di qi ta ndien
E pra shtrihu këtu poshtë, afër meje
Ti kurrkund, oh, s’ki me shkue
Jo, nanush, s’kam me t’lëndue
Po veç ma rand âsht tue u bâ
Oh!

Ha-ha, ha-ha…
Ha-ha, ha-ha…

A s’po mundesh me m’pa këtu nanush
T’lutem, nanush, nanush, nanush
A s’po e ndien zemrën tême?
A s’po e ndien zemrën tême?
Oh, a s’po e ndien zemrën tême
E tash nanush, mirë ti me m’ndigjue
Nanush, nanush
Po ma merr shansin e fundit
Mos ma merr
A s’po e ndien zemrën tême?

Ha-ha, ha-ha…
Ha-ha, ha-ha…

Asht bâ nxeht, nanush, shumë nxeht për mue
Ama s’po m’pritet
Sytë flakë po m’qesin nanush
E trupin po e ndiej tuj m’u dridhë
Mos m’ndal, nanush, mos m’ndal
Oh, hiqma dhembjen teme, bâne me u ndalë
Jo, nanush, s’kam me t’lëndue
Po veç ma rand âsht tue u bâ

E tash unë s’po muj me t’pa nanush
Ama e di qi gjithmonë pranë je
M’përqesh, m’ngacmon, nanush
Ama kurrën e kurrës larg s’muj me t’ndejt

Ásht t’nxehtit e avulli i qytetit
Oh, qi po m’shtyn mos me u ndalë tue ngâ
Kështu qí rri e mos m’le nanush
Se veç ma rand âsht tue u bâ

Mos shko
Jo, jo, mos shko
Nanush, o nanush mos shko
Jo, mos shko
Ha-ha, mos shko
Ha-ha, mos shko
Mos shko
Mos shko