LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë: Nata e Vitit të Ri ishte e qetë, nuk ka pasur incidente të mëdha

SPB Tetovë: Nata e Vitit të Ri ishte e qetë, nuk ka pasur incidente të mëdha

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë përmes një kumtese për media informon se gjatë natës së kaluar, gjatë manifestimit të ndrimit të moteve, nuk janë regjistruar incidente me pasoja serioze, gjegjësisht vlerësojnë se nata e vitit të ri ka kaluar e qetë.

“Janë regjistruar disa prishje të rendit dhe qetësisë publike, edhe atë nëpër objekte hotelerie dhe përreth tyre. Kemi pasur rast ku janë konfiskuar mjete piroteknike dhe personi është arrestuar, si dhe disa persona tjerë të cilët kanë poseduar drogë”.


“Janë regjistruar edhe disa zjarre në rajonin e Tetovës, ku nuk ka pasur të lënduar dhe me intervenim të zjarrfikësve të Tetovës, të njëjtat në tërësi janë lokalizuar”, thonë nga SPB Tetovë.

Ndryshe, edhe në qytetet tjera mbrëmë nuk janë regjistruar incidente të mëdha, përveç në Ohër ku disa shtatë persona për shkak të përleshjes fizike mes vete janë arrestuar nga policia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori