LAJMI I FUNDIT:

Fenerbahce i konkurron Milanit për Fabregasin

Fenerbahce i konkurron Milanit për Fabregasin
Cesc Fabregas (Foto" Laszlo Szirtesi/Getty Images/Guliver)

Milani është përgatitur ta transferojë Cesc Fabregasin si lojtar të lirë, mirëpo Fenerbahce është përfshirë në bisedime me Chelsean.

31-vjeçari ka kontratë deri në fund të sezonit, mirëpo po luan shumë pak nën drejtimin e Maurizio Sarrit.


Cesc Fabregas (Foto: Laszlo Szirtesi/Getty Images/Guliver)

Rossonerët asnjëherë nuk e kanë fshehur interesimin për mesfushorin spanjoll, mirëpo janë të kufizuar nga rregullat financiare.

Lajmet për FABREGAS
Lexo po ashtu Lajmet për FABREGAS

Sipas njoftimeve të fundit, përfaqësuesit e Milanit ia kanë bërë me dije Fabregasit se mund ta transferojnë vetëm si lojtar të lirë.

Cesc Fabregas (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Prandaj, ai duhet të arrijë marrëveshje me Blutë për ndërprerjen e dyanshme të kontratës ose duhet ta bindë klubin që ta lejojë largimin e tij në formë huazimi.

Mirëpo, Fenerbahce është gati që të paguajë, ndërkohë që raportohet se presidenti i klubit, Ali Koc, ndodhet në Londër për të biseduar me Chelsean.

Fabregas luan në Stamford Bridge që nga viti 2014 kur u transferua nga Barcelona. /Telegrafi/