LAJMI I FUNDIT:

Alpinistët nga Kosova arrijnë nesër në vendlindje – Mrika Nikqi e lumtur për ngjitjen në majën më të lartë në Antarktik dhe falënderuese për gjithë mbështetësit

Alpinistët nga Kosova arrijnë nesër në vendlindje – Mrika Nikqi e lumtur për ngjitjen në majën më të lartë në Antarktik dhe falënderuese për gjithë mbështetësit

Alpinistja 17-vjeçare nga Peja, Mrika Nikqi ka shprehur lumturinë për arritjen e saj të madhe në Vinson Massif 4.892 lmb, majën më të lartë të kontinentit të Antarktikut dhe falënderimin për gjithë ata që e mbështetën në këtë arritje.

Mrika së bashku me babanë e saj Arianitin kanë qenë për 21 ditë pjesë e kontinentit të akullt në temperatura -40 C, ku 11 ditë kanë qenë të bllokuar.


Gjatë kthimit moti ekstrem bllokon alpinistët shqiptarë, pritet evakuimi i tyre me aeroplan prej Antarktikës
Lexo po ashtu Gjatë kthimit moti ekstrem bllokon alpinistët shqiptarë, pritet evakuimi i tyre me aeroplan prej Antarktikës

Megjithatë, ata në fund kanë arritur të ngjisin majën më të lartë të Antarktikut, Vinson Massif 4.892 Imb, dhe kanë falënderuar të gjitha atë që i ndihmuan për këtë arritje, por edhe për ndihmën për tu zhbllokuar nga Kampi bazë.

Zhbllokohen dy alpinistët shqiptarë, largohen me aeroplan nga Antarktida
Lexo po ashtu Zhbllokohen dy alpinistët shqiptarë, largohen me aeroplan nga Antarktida

Ndryshe, Mrika Nikqi së bashku me babanë e saj Arianitin pritet të kthehen nesër në Kosovë përmes Tiranës.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Ndihem shumë e nderuar dhe e lumtur që, duke e përfaqësuar kombin tim, me dt. 16. 12. 2018, ora 21:30, vetëm 10 ditë pasi mbusha 17 vjet, së bashku me partnerin tim të ngjitjeve, babain Arianit Nikqi, e nën udhëheqjen shumë profesionale të kompanisë amerikane Climbing the Seven Summits prirë nga Mike Hamill, arrita të ngjitem në Vinson Massif 4.892 lmb, majen më të lartë të kontinentit të Antarktikut, i njohur si kontinenti i akullt dhe më i thati në rruzullin tokësor.

Qëndrimi për 21 ditë rresht në natyrën e këtij kontinenti, e bën këtë ekspeditë të më jetë një eksperiencë shumë e veçantë dhe e paharruar për tërë jetën.

Edhe pse temperaturat deri në -40 C, ngjitjet me bartjen e pajisjeve dhe ushqimit me peshë 30 kg, tërheqja e sajave , e mbi të gjitha bllokimi 11 ditor në Kampin Bazë të sfidojnë mjaft, bukuria e papërshkrueshme e kontinentit të akullt të bën ta gjesh qetësinë dhe ndjenjën më të bukur që mund të përjetosh ndonjëherë.

Çdoherë mirënjohëse të gjithë atyre që më inspirojnë, e që mbështetin dhe përkrahin projektin tim Mrika Seven Summits!

Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, shkelqësisë së tij z. Ilir Meta, Komunës së Pejës, SHBA Gjeravica Peje 1928, Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës – FBAK, Korporata “Dukagjini” , Karrota , Flamur Gashit, Raif Gjikollit, Xhimi Begeja, Uta Ibrahimi etj.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori