LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria, nga nesër me pika të përbashkëta kufitare

Kosova dhe Shqipëria, nga nesër me pika të përbashkëta kufitare

Automjetet që udhëtojnë Kosovë-Shqipëri dhe anasjelltas, prej ditës së nesërme do t’i nënshtrohet vetëm një kontrolli kufitar.

Kjo pasi sipas marrëveshjes së nënshkruar sot nga ministrat e brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë, pika kufitare në Kosovë është hequr.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili konfirmoi se pika kufitare në Kosovë është larguar e njëherësh u zotua se po punojnë që brenda pak kohësh kufiri të bëhet pika që i bashkon këto dy vende.


“Qëllimi i ardhjes sonë këtu, është që të konstatojmë se nga dita e sotme kemi filluar menaxhimin e integruar të kufirit, në këtë rast Shqipëri-Kosovë, pra ende nuk e kemi hequr kufirin, është menaxhim i integruar. Në fakt ka ndodhur diçka reale, ajo që dikur ishte pikë kufitare e Kosovës, nuk ekziston më, pra është hequr në tërësi, ky 50 përqindëshi mund të them se ka ndodhur”, ka thënë Haradinaj.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa ka thënë se falë kësaj marrëveshjeje do të përgjysmohet pritja në kufirin Kosovë-Shqipëri.

“Falënderoj ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, i cili pa ngurrim edhe me një vullnet të madh, së bashku arritëm që të bëjmë një marrëveshje, e cila lehtësoi që ne në vitin 2019 të arrijmë të zbresim kohën, pra që ta kalojmë kufirin për 50 për qind më pak në kohë”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sandër Lleshaj këtë marrëveshje e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt lirisë së lëvizjes, e njëherësh ka thënë se nuk do të ndalen deri sa ta reduktojnë në tërësi kohën e pritjes.

“Marrëveshja ka një rëndësi të veçantë, me këtë marrëveshje ne ulim 50 për qind kohën e pritjes. Është një ulje e konsiderueshme, e cila na tregon që me vullnet bëhen gjërat e mira dhe të mëdha, por sigurisht që objektivi është për ta çuar në zero kohën e pritjes dhe ne po punojmë me ekipet e dy ministrive për të reduktuar së shpejti kohën e pritjes në zero”, ka thënë Lleshaj.

Ai njëherësh ka shprehur ngushëllime për policin kosovar Izet Demaj, dhe tha se ky rast po dëshmon aftësinë e Policisë së Kosovës, por edhe praninë e krimit në vend.

Po ashtu, Lleshaj përcolli përshëndetjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për të cilin tha se do të jetë i pranishëm kur të reduktohet plotësisht koha e pritjes në kufi.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

Qëllimi i Marrëveshjes është që palët të angazhohen për thjeshtësimin dhe përshpejtimin e verifikimeve kufitare, për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve dhe mallrave./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori