LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë ndihmuan 40 familje në nevojë për festat e fundvitit (Foto)

Nxënësit e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë ndihmuan 40 familje në nevojë për festat e fundvitit (Foto)

Festat e fundvitit kanë afruar e bashkë me to edhe humaniteti i njerëzve të vullnetit të mirë që tu dalin në ndihmë familjeve në nevojë.

Një iniciativë të tillë vendosen ta ndërmarrin edhe një grup i nxënësve të gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë. Ata me vetiniciativë mblodhën një numër të madh të dhuratave të cilat ua shpërndanë familjeve në nevojë.


Avdyl Gashi kryetar i Unionit të nxënësve të gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, ka treguar për Telegrafin se si erdhi deri tek kjo iniciativë e tyre dhe sa familje u ndihmuan.

“Ne si nxënës vendosëm që këtë fundvit të mbledhim dhurata dhe ato t’ua dhurojmë familjeve në nevojë. Vullnetarisht morëm iniciativën dhe secila klasë kemi paketuar nga një dhuratë”, ka treguar Gashi.

Ai ka bërë të ditur se pjesë e kësaj iniciative ishin 56 paralele, të cilët kanë kontribuuar në mbledhjen e këtyre dhuratave.

“Këto dhurata përmbajnë artikuj kryesisht siç janë ata ushqimorë, higjienë, rroba e gjëra tjera. Këto dhurata i paketuam dhe i grumbulluam në një ditë të caktuar, ndërkohë hulumtuam dhe gjetëm disa familje në nevojë përkatësisht 30 familje”, ka thënë nxënësi Avdyl Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se këto dhurata janë shpërndarë gjatë ditës së djeshme.

“Më datën 27.12.2018 morëm aksion ku arritëm t’i dërgojmë dhuratat rreth 40 familjeve për arsye se gjatë rrugës hasëm edhe në familje tjera që kishin nevojë”, ka thënë Gashi, i cili ka treguar se këtë iniciativë e mbështetën dhe drejtori i gjimnazit Musa Nikqi, psikologia Ergita Zajmi dhe profesori Flamur Rexhbogaj.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që nxënës të shkollave të ndryshme marrin iniciativa të tilla, e sidomos në rastet e festave, në mënyrë që familjeve në nevojë tua bëjnë më të ngrohta festat e fundvitit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori