LAJMI I FUNDIT:

OVL të UÇK-së dënon vrasjen e policit Izet Demaj

OVL të UÇK-së dënon vrasjen e policit Izet Demaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësimin rreth shpeshtimit të plaçkitjeve e që po marrin edhe jetë njerëzish dhe kanë kërkuar nga organet e rendit që të shtojnë masat e sigurisë.

“Organizata e Veteranëve të Luftës se UÇK-se dënon ashpër vrasjen e policit Izet Demaj (veteran i i luftës), i cili ra në detyre gjate përleshjes me plaçkitësin e një banke në Istog. Njëkohësisht shprehim shqetësimin tonë rreth shpeshtimit të plaçkitjeve e që po marrin edhe jetë njerëzish dhe kërkojmë nga organet e rendit që të shtojnë masat e sigurisë.

I shprehim ngushëllime familjes së policit që ra sot në krye të detyrës”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së, transmeton Telegrafi.