LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Kosova në vitin 2018 është bërë pjesë e Agjendës Digjitale të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Beqaj: Kosova në vitin 2018 është bërë pjesë e Agjendës Digjitale të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka mbajtur konferencën e fundvitit për media ku ka prezantuar të arriturat e kësaj ministrie, gjatë vitit 2018, si dhe ka folur edhe për synimet dhe projektet për vitin 2019.

Beqaj ka thënë se edhe pse ministri e re, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka arritur që Kosovën ta bëjë pjesë të Agjendës Digjitale të Komisionit Eurpian për Ballkanin Perëndimor.


“Në vitin 2018 MIN ka ndarë afër 5 milion euro nga të cilat janë financuar mbi 53 OJQ, 160 start–upe, si dhe në bashkëpunim me CETEP me Ministrinë Federale të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit të Gjermanisë, përmes GIZ, kemi përkrahur shumë ndërmarrje për eksport”, deklaroi ai.
Ministri Beqaj ka përmendur edhe transformimin e Kampit ushtarak të KFOR-it gjerman në Prizren në Park për Inovacion dhe Trajnime, themelimin e dy qendrave të Inovacionit në Prishtinë dhe në Ferizaj.

Si suksese të punës së MIN gjatë vitit 2018, ministri Besim Beqaj përmendi edhe futjen e Kosovës si pjesë të Agjendës Digjitale të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, hapjen e të dhënave (open-data) nga Institucionet e Republikës së Kosovës, organizimin e Konferencës Ndërkombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi “DIGITALKS”, mbështetjen financiare për promovimin e bizneseve kosovare në panaire ndërkombëtare, bashkë-organizimin dhe financimin e Konferencave vendore.

Ai prezantoi edhe projektet e reja të cilat pritet të realizohen në vitin 2019, ndër të cilët edhe bashkëfinancimin me Qeverinë e Austrisë përmes ADA; bashkëfinancimin me Qeverinë e Luksemburgut, përmes LuxDevelopment, projektin Youth, Employment & Skills (YES) me GIZ, që përkrah punësimin dhe zhvillimin e shkathtësive të tërinjëve; projektin e përbashkët me Bankën Botërore “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia”; financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve për Smart Cities; futjen e kodimit dhe ndërmarrësisë si lëndë mësimore në shkolla fillore dhe reformimi i programeve universitare në harmoni me nevojat e tregut të punës dhe ndryshimet globale ekonomike; domain-in e Republikës së Kosovës; themelimin edhe të dy qendrave të tjera për inovacion dhe ndërmarrësi njëra në Pejë dhe tjetra në Mitrovicë.

Ministri Beqaj tha se buxheti i Ministrisë për vitin 2019 do të jetë 12 milionë euro, vlerë e cila do të rritet deri në 20 milionë me projekte të bashkëfinancimit me organizata ndërkombëtare.

Ministri Besim Beqaj i ka falënderuar të gjitha mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar gjatë vitit 2018, duke theksuar se vazhdimi i këtij bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për Ministrinë dhe për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

APPK
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori