Ky ishull i vogël vullkanit lirisht mund të thuhet se gjendet në fund të botës, dymijë kilometra larg ishullit më të afërt të banuar dhe afro 2.500 kilometra nga Afrika e Jugut.
Tristan Da Cunha është një ishull në jug të Oqeanit Atlantik. Është vend i papërshtatshëm për jetesë, për faktin se shumica e terrenit është kodrinor, dhe në një vend të vetëm që është i rrafshët gjendet zona Edinburg apo “Edinburg në shtatë dete”, transmeton Telegrafi.
Grupin e vogël të ishujve vullkanik e kishte zbuluar në vitin 1506 portugezi Tristao Da Cunha dhe për këtë ka marrë emrin e tij. Ndërkaq në shekullin e 17-të atë e kanë eksploruar edhe holandezët, por tek në shekullin e 19-të gjuetarët e balenave treguan interesim për këtë ishull. Tre amerikanë ishin munduar që ishullin ta shndërrojnë në një zone tregtie dhe ta kolonizojnë, por ky plan u dështoi pas që gjatë peshkimit dy prej tyre humbën jetën.
Banori i parë i ishullit ka qenë hulumtuesi amerikan Jonathan Lambert i cili kishte mbërritur në vitin 1810, dhe shpalli veten pronar të këtij ishulli. Por “mbretëria” e tij në këtë ishull nuk zgjati shumë, për faktin se humbi jetën në një aksident me anije dhe atë pas vetëm dy viteve pasi ishte vendosur në këtë ishull.
Në vitin 1816 ishullin e morën britanikët pasi frikësoheshin se mund ta shfrytëzojnë francezët dhe ta ndihmojnë Napoleonin. Aty filloi të lulëzoj numri i banorëve, kurse gjuetarët e balenave zhvillonin bizneset e Tristan Da Cunha filloi t’i ngjajë një vendi të civilizuar.
Por, jeta në këtë vend të largët nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, banorët shpesh janë ndërruar, dhe në një moment në ishull kanë jetuar vetëm katër familje. Me rënien e gjuetisë së balenave dhe stopimin e industrisë gjatë luftës civile në SHBA, izolimi filloi të lë gjurmë.
Në vitin 1867, djali i mbretëreshës Victoria, princi Alfred, duka i Edinburgut, vizitoi ishullin dhe e riemëroi në “Edinburgu prej shtatë deteve”, emër ky që nuk është pranuar nga shumica e banorëve. Ata gjithashtu nuk e pranuan as humbjen. Kundërshtimin e kanë shfaqur duke perfeksionuar “zanatin” e kapjes së balenave. Izolimi në ishull arriti kulmin gjatë Luftës së Parë Botërore, ku gjatë 10 viteve të ardhshme as edhe një letër nuk ka arritur në ishull.
Banorët e ishullit nuk kanë pasur kurrfarë kontakti me botën e jashtme deri në vitin 1919, kur edhe e kuptuan se ka përfunduar lufta. Por, gjatë luftës, banorët e Tristan De Cunha nuk dinin shumë se çfarë po ndodhte, edhe pse ishullin e kishte shfrytëzuar marina amerikane për të zmbrapsur nëndetëset e nazistëve.
Sot në të jetojnë 267 persona dhe kanë spital dhe treg. Por, jo edhe aeroport, televizion e as gazetë. Ekziston një port i vogël në të cilin punojnë peshkatarët, kurse në ishull janë të ndërtuara edhe shkolla, spitali, muzeu, kafiteritë dhe pishina. Shumica e të rinjve sapo të mbushin 16 vjet, studimet i vazhdojnë në Britani të Madhe. Megjithatë banorët vazhdojnë të jetojnë pa energji elektrike, por kënaqen në qetësi dhe ato 70 familje merren me bujqësi që ndajnë mes vete të mbjellat.
Largësia dhe kushtet klimatike ndikojnë që edhe sot e kësaj dite të ketë vonesa në postë, dhe për këtë arsye banorët detyrohen t’i porositin gjësendet me muaj më parë. Ata thjesht nuk kanë kurrfarë brenge, por ajo çfarë i shqetëson në masë të vogël është vullkani aktiv në afërsi të vendit ku banojnë. Shpërthimi i fundit i këtij vullkani kishte ndodhur në vitin 1961, me ç’rast ishin evakuuar të gjithë banorët. Shumica prej tyre ishin kthyer pas dy viteve sapo e kuptuan se ka kaluar rreziku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani – shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak