LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i adresohet Kuvendit, të pranishëm vetëm 37 deputetë

Thaçi i adresohet Kuvendit, të pranishëm vetëm 37 deputetë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është drejtuar sot me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq të pranishëm në Kuvend ishin vetëm 37 deputetë.

Gjatë raportimit të Thaçit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në sallë nuk ishin të pranishëm deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Lista serbe.

Ndryshe, gjatë këtij raportimi presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për zhvillimet e përgjithshme në vend, dialogun me Serbinë, etj. /Telegrafi/