LAJMI I FUNDIT:

Shkupi shkëlqen nga jashtë, i mekur dhe dëshpërues nga brenda (Video)

Shkupi shkëlqen nga jashtë, i mekur dhe dëshpërues nga brenda (Video)

Foto sa 1000 fjalë. Ky është realiteti që mbizotëron në Shkup. Nga njëra anë persona që kërkojnë lëmoshë, nga ana tjetër luks dhe zbukurime me vlerë prej 13 milionë denarëve.

Qytetarët thonë se stolisja nuk është mënyrë për të festuar. Viti i Ri duhet festuar me urime dhe jo zbukurime, thonë ata. Të tjerët thonë se prioritet është jeta dhe siguria e fëmijëve të pastrehë e më pas ose shumë më pas vjen në shprehje kënaqësia njëmujore nga bredhi dhe dritat e forta që ua marrin sytë qytetarëve të varfër. Paratë që hidhen për dekor, do të ishte më e udhës të investohen kundër ndotjes së ajrit dhe në infrastrukturë apo t’u ndihmohet kategorive të rrezikuara sociale, thonë qytetarët.


Momentalisht mendoj se nuk jemi në gjendje që ta zbukurojmë qytetin por do të doja që ta pastrojmë ajrin. Kjo është për të mirën e të gjithëve, ngase të gjithë thithim ajër. Ja të gjithë njerëzit po shëtisin me gaz-maska, apo maska kundër grimcave PM10. Prioritet dhe fokusi duhet të jetë ajri. Është bukur që fëmijët t’i gëzohen qytetit të zbukuruar por më mirë është që fëmijët t’i kemi të shëndoshë. Më të shëndosh do të jenë nëse ajri është i pastër, tha një qytetar.

Kjo është asgjë, tre-katër ditë, një javë dhe mbaron. Është shumë punë më e mirë nëse ishin dhënë për ndonjë donacion humanitar, tha një qytetar.

Nëse ju pyesin ju, ku do t’i investonit këto të holla? pyeti gazetari.
Do t’i dhuroja për të varfrit, ose fëmijëve të sëmurë , tha një qytetar.

Disa qytetarë kërkojnë edhe më shumë, ata nuk janë të kënaqur me stolisjen që është bërë.
Nuk është në rregull, duhet të ndryshohet, të bëhet më mirë, se kështu është keq , tha një qytetar.

Shumë të holla janë, shpenzim i madh dhe sipas meje nuk është stolisur si duhet, sikurse shumë punë tjera që i bëjnë. Para së gjithash duhet rregulluar infrastruktura e qytetit, mos të kundërmojë sheshi gjatë verës në erë kanalizimi dhe mos të ketë komunikacion të dendur nëpër rrugë, tha një qytetar.
Edhe sikur të themi edhe mos të themi diçka, është njësoj, tha një qytetar.

260 mijë euro dha Qyteti i Shkupit për stolisjen e qytetit për festat e fundvit. Sipas kontratës për t’u stolisur parashihet Qendra e Shkupit me bredh prej 20 metrash, si dhe 20 rrugë, bulevarde dhe hapësira të tjera publike. Mes këtyre pikave në kontratë përmenden edhe Sheshi “Filipi i Dytë”. Sipas kontratës në shandanët para kishës “Shën Dhimitri” duhej të vendoseshin drita në formë bredhi. Por shitësit që janë çdo ditë aty thonë se ky shesh nuk është i zbukuruar fare.

Kjo pjesë e qytetit nuk ka stoli, mendoj kjo pjesë këndej urës nuk është zbukuruar. Dritat po ashtu nuk punojnë në mbrëmje, tha një qytetar.

Zbukurime nuk u panë as në Parkun “Gruaja Luftëtare”. E sipas kontratës duhej që nëpër shtylla të ketë topa ndriçues dhe nëpër pisha dhe shkurre të ketë rrjete ndriçuese. Faza e parë e kontratës përfshinë stolisjen dhe zbukurimin e pikave përkatëse, e afati i fazës së parë ka qenë deri më datë pesë të muajit dhjetor. Faza e dytë e kontratës përfshin largimin, heqjen e zbukurimeve të vendosura dhe dekoreve e që duhet të realizohet deri me datë 25 janar të vitit 2019./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori