Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, u dorëzua letra e përbashkët e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, për zhvillimet lidhur me dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Në letrën, e cila i drejtohet Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisionerit Johannes Hahn, thuhet se LDK dhe VV, si opozitë, mbeten të përkushtuar për të zgjidhur të gjitha çështjet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë përmes dialogut, sipas letrës tonë të dërguar më 12 shtator 2018.
“Jemi shumë të interesuar për një dialog mes dy vendeve tona që largohet prej paqartësisë dhe shkon drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke nënkuptuar njohjen reciproke”, thuhet në letrën e nëshkruar nga Hoti e Konjufca, transmeton Telegrafi.
Më poshtë lexojeni të plotë letrën:
“Sot, pranë Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, u dorëzua për dijeninë e Ambasadores Nataliya Apostolova, letra e përbashkët e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Glauk Konjufca. Letra i drejtohet Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisionerit Johannes Hahn. Përmbajtja e plotë e kësaj letre është vendosur në vijim në gjuhën shqipe dhe atë angleze:
Shkelqësija e saj, Znj. Federica Mogherini
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politka të Sigurisë,
Komisioneri Johannes Hahn
Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit
Prishtinë,
24 dhjetor 2018
LËNDA: Zhvillimet lidhur me dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë
Të nderuara Shkelqësi,Të nderuara Shkelqësi,
Kemi ndjekur me shumë shqetësim zhvillimet e fundit dhe komunikimin tuaj zyrtar dhe publik në lidhje me dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ju lutemi të keni parasysh se ne përfaqësojmë dy partitë më të mëdha Opozitare në Parlamentin e Republikës së Kosovës, me 44 deputetë. Fuqia jonë e votës, bazuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, në qershor të vitit 2017, përbën mbi 50 pë rqind të votave të përgjithshme të elektoratit. Kjo mbështetje masive e qytetarëve për dy partitë tona politike është rikonfirmuar vazhdimisht, dhe është në rritje e sipër, sipas një sërë sondazhesh të opinionit publik që janë zhvilluar gjatë këtij viti.
Lidhur me letrën tuaj të datës 17 dhjetor 2018, dërguar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, jemi befasuar shumë kur lexuam fjalinë në vijim: “Me vendosjen e ekipit të unitetit me një mbështetje të gjërë nga partitë në qeveri dhe në opozitë…”. Ju lutemi të keni parasysh se ne, Opozita kryesore që përfaqëson shumicën e elektoratit të vendit, siç shpjegohet më lartë, nuk kemi votuar për këtë “ekip të unitetit” të cilit i referoheni. Për pasojë, nuk ka “mbështetje të gjerë” për këtë ekip, siç shkruani ju në letrën tuaj. Kemi detyrimin ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë, për ta nxjerr në pah këtë realitet.
Ne mbetemi të përkushtuar për të zgjidhur të gjitha çështjet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë përmes dialogut, sipas letrës tonë të dërguar më 12 shtator 2018. Jemi shumë të interesuar për një dialog mes dy vendeve tona që largohet prej paqartësisë dhe shkon drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke nënkuptuar njohjen reciproke.
Kemi besimin se ju dhe institucionet e BE-së do t’i merrni parasysh shpjegimet tona, dhe mirëpresim forcimin e bashkëpunimit tonë në dobi të integrimit të mëtejshëm të Republikës së Kosovës në BE.
Sinqerisht,
Avdullah Hoti
Kryetar i Grupit Parlamentar
Lidhja Demokratike e Kosovës
Glauk Konjufca
Kryetar i Grupit Parlamentar
Lëvizja VETËVENDOSJE!”, thuhet në letrën e LDK-së dhe VV-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës