LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Populli ndjehet i tradhtuar

Mickoski: Populli ndjehet i tradhtuar

OBRM-PDUKM sot organizoi marsh protestuese në qytetin e Prilepit, ndërsa lideri i partisë Hristijan Mickoski të pranishmëve në protestë u tha se zemra e Maqedonisë rrah shumë fortë në Prilep.

“Le t’i tregojmë kryetarit të komunës i cili është më i paaftë në të gjithë Maqedoninë, i cili festonte ditën e Shën Klementi, vuri lulet në monumentin e Çento, të japë dorëheqje menjëherë. Një zyrtar tjetër i Zoran Zaevit, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me krenari do të qëndrojë në tribunë dhe do të thotë “ky është komb kompleks”. Unë shoh maqedonas krenarë, njerëz që e duan atdheun dhe kombin e tyre”, tha Mickoski.

Ai theksoi se rruga për të cilën duhet kaluar nuk do të jetë e shkurtër.


“Do të ketë shumë sfida, por ne do të shkojmë së bashku në këto ditë dhjetor. Në fund të kësaj rruge do të jetë fitorja, së bashku do të fitojmë dhe ecim në janar dhe shkurt dhe në mars, pastaj do të vijmë në prill kur të vijë fitorja e parë në zgjedhjet presidenciale. Një fitore e shpallur nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare kur njerëzit në Maqedoni do t’i japinë një “JO” të madh Zaevit dhe grupit rreth tij. Popullin të cilin e gënjeu, të cilët ndjehen të tradhtuar, grabitur, mashtruar, poshtëruar nga të gjitha këto politika, të cilat për gati dy vjet kjo qeveri jopopullore dhe kriminale po i bë në Maqedoni”, tha Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori