Dy partitë më të mëdha opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë refuzuar dhe nuk e kanë pranuar ftesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli njëherësh kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, që në fillim të javës së ardhshme të takohen dhe të koordinohen për dialogun me Serbinë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në një takim të përbashkët presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare që nuk janë përfshirë në ekip, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Shefi i Grupit Parlamentar në partinë Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të premten në një konferencë për media se LDK-ja, nuk e pranon ftesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai ka thënë se koalicioni qeveritar po mundohet “të arnohet” me votat e një partie politike opozitare.
Me këtë parti opozitare, ai i është referuar Partisë Socialdemokrate, e cila sipas tij “votat i ka fituar nga një parti tjetër opozitare”.
“Ekipi dialogues ka marrë vetëm 59 vota që nuk përbëjnë shumicën e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht kësaj, ta kenë të qartë se dialogu nuk mund të udhëhiqet as nga partia e shtatë në Kuvendin e Kosovës e as nga ata që kanë mandate të huaja në Kuvendin e Kosovës. Dialogu nuk mund të udhëhiqet me platformë apo ligj që tejkalon Kushtetutën e Kosovës”, është shprehur Hoti.
Përveç tjerash, ai ka thënë se legjitimiteti nuk fitohet me tryeza politike dhe se ftesa e Veselit, sipas tij, është përpjekje për të fituar legjitimitetin e munguar të koalicionit PAN, [Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA].
“Ne i kemi dhënë mundësi koalicionit PAN përmes tryezave që të dakordohemi, por arroganca e tyre ka bërë që të mos ketë konsensus”.
“Ne nuk jemi duke hyrë në procesin e dialogut për ta ribërë shtetin e Kosovës. Ekipi i dialogut është qeveria legjitime me rolin kyç të opozitës dhe të shoqërisë civile”, është shprehur Hoti në një konferencë për media.
Pos tjerash ai ka thënë se koalicioni qeveritar, duhet të pranojë se nuk ka fuqi politike për të udhëhequr institucionet e një vendi. Sipas tij, zgjidhja e duhur në këtë kohë është që të gjithë të takohen dhe të flasin për caktimin e një date për zgjedhjet e reja.
Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, ftesa e Kadri Veselit është cilësuar e papranueshme. Deputetja Albulena Haxhiu tha se Vetëvendosje as nuk e pranon dhe as nuk shkon në atë takim të ftuar nga Veseli.
“Nuk kemi shkuar asnjëherë edhe në të kaluarën në tryeza të tilla, aq më pak tani, kur rrethanat e krijuara në vend kanë tendencë ta legjitimojnë Hashim Thaçin [në procesin e dialogut]”, tha Haxhiu.
Haxhiu konsideron se grupi i formuar nuk është kurrfarë delegacioni, por siç thotë ajo, është vetëm një ekip qeveritar.
“Së pari rezoluta dhe ekipi që është votuar me më pak se shumica e deputeteve të kuvendit, pra vetëm me 59 vota, për ne është i pa vlerë dhe i papranueshme. Pra, ky nuk është kurrfarë delegacioni shtetëror, por eventualisht është një ekip qeveritar të cilin e ka përshëndetur presidenti Thaçi”, tha Haxhiu.
Përmes një Projektligji të posaçëm për dialog, Kuvendi i Kosovës po synon që të përcaktojë përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror në procesin e bisedimeve me Serbinë, deri sa tash më Kuvendi i Kosovës, me 59 vota për dhe dy abstenime, ka miratuar rezolutën mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Delegacioni shtetëror, sipas rezolutës, ka dy bashkëdrejtues që vijnë nga radhët e opozitës dhe pushtetit. Të dy bashkëdrejtuesit do të duhet të votohen nga Kuvendi, së bashku me delegacionin shtetëror.
Bisedimet politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian, deri më tani janë zhvilluar në nivel të presidentëve. Por, tash e tutje, ekipi i ri beson se mund të marrë përsipër gjithë procesin.
Ky proces, besohet se ka fituar një mbështetje edhe më të madhe pas letrave që presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka drejtuar presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilave ai i fton ata që të bëjnë marrëveshje, duke shprehur gatishmërinë që t’i pret edhe në Shtëpinë e Bardhë për të arritur deri te marrëveshja historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit