LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Ndaj Romës me qasje të duhur

Allegri: Ndaj Romës me qasje të duhur

Bosi i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të luajë ndaj Romës.

Allegri thotë se skuadra romake mund të dënojë në momentin që ndaj tyre nuk ekziston qasja e duhur.

“Teknikisht ata janë ekip shumë i mirë”.


“Bashkë me Juventusin, ata janë i vetmi ekip italian i mbetur në Ligën e Kampionëve”.

“Të gjithë presin që Roma të jetë më lart, por është ende Juventusi kundër Romës, një derbi”.

“Ne nuk i nënvlerësojmë ndeshjet, sepse renditja e tyre nuk është reale për momentin. Tabela e vërtetë do të dalë më 29 dhjetor, kur të përfundojë rrethi i parë i garave”.

“Ata kanë lojtarë që mund të vendosin ndeshjen, nuk e di nëse Dzeko ose Schick luajnë, por Zaniolo po rritet”.

“Sa i përket transferimeve unë nuk i kam shkruar Babadimrit. Gjithë ajo që dua është që ekipi të bëjë mirë dhe që të mbetet konkurrues e të ketë paraqitje të mira. Ne do të mendojmë për situata të ndryshme, ashtu siç bëjmë në çdo ditë të vitit, por ne duhet të fokusohemi këtë javë”, u shpreh Allegri. /Telegrafi/