LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Premtuan ajër më të pastër, asnjëherë nuk ka qenë ajri më i ndotur sa tani

OBRM-PDUKM: Premtuan ajër më të pastër, asnjëherë nuk ka qenë ajri më i ndotur sa tani

Nëpërmjet një kumtese gna partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thonë se “premtuan ajër më të pastër, dhe i njëjti asnjëherë nuk ka qenë më i ndotur sa tani. Shkupi është qyteti më i ndotur në Evropë dhe në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë dhe atë në dy muajt e fundit.

Sipas tyre, Tetova, Strumica, Manastiri dhe qytetet tjera në Maqedoni kanë ndotje të madhe të ajrit ndërsa niveli i grimcave kancerogjene PM10 janë disa herë mbi të lejuarën ndërsa Qeveria dhe qeverisja vendore nuk ndërmarrin asnjë masë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ka para për gjithçka, vetëm për shëndetin e qytetarëve nuk ka”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se shpenzohen 700.000 denarë për lule dhe kafe, 26.000 denarë për zbukurim dhe asnjë denarë për ajrin e ndotur.


OBRM-PDUKM thotë se Zaevi është njeriu që shkonte qytet në qytet duke brohoritur “ajër-ajër”, dhe se premtonte ajër të pastër menjëherë kur ta marrë qeverisjen dhe dy vjet më pastaj asgjë nuk ka bërë nga ajo çka ka premtuar.

Qytetarët dhe shteti, sipas OBRM-PDUKM-së, nuk duhet të vuajnë për shkak të lojërave politike të dikujt dhe se e drejta për mjedis të pastër dhe ajër të pastër është e drejtë e secilit qytetar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hapet shkolla e parë për Inteligjencën Artificiale: Flet themeluesi, Valon Canhasi

Hapet shkolla e parë për Inteligjencën Artificiale: Flet themeluesi, Valon Canhasi

Elfije Boletini
Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Lajme
Sinani u bën thirrje ndërkombëtarëve të parandalojnë veprimet e serbëve për bllokim të kufijve

Sinani u bën thirrje ndërkombëtarëve të parandalojnë veprimet e serbëve për bllokim të kufijve

Lajme
Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Lajme
Dosja ndaj të akuzuarve që e blenin drogën në Shqipëri dhe nga Kosova e transportonin për në Serbi

Dosja ndaj të akuzuarve që e blenin drogën në Shqipëri dhe nga Kosova e transportonin për në Serbi

Drejtësi
“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

Lajme
Kalo në kategori