LAJMI I FUNDIT:

FBI xhiron terroristin që planifikoi vrasjen e mijëra njerëzve në Kaliforni (Video)

FBI xhiron terroristin që planifikoi vrasjen e mijëra njerëzve në Kaliforni (Video)

Një burrë nga Kalifornia, Amer Alhaggagi, u deklarua fajtor për mbështetjen e organizatës terroriste pasi u kap nga kamera duke treguar plane për sulme terroriste që do të “ripërkufizonin terrorin”.

Ai u kap fshehurazi nga agjentë të FBI-së, të cilët u paraqitën si përkrahës të Shtetit Islamik, si dhe vetë Alhagagi, si pjesë e një hetimi të gjatë që filloi në verën e vitit 2016, raporton Newsweek.


Përveç mbështetjes së Shtetit Islamik, Alhaghagi u akuzua gjithashtu për vjedhjen e identitetit në korrik të këtij viti.

Ai pranoi se kishte një pajisje të falsifikuar të kartës së kreditit dhe krijoi llogari në rrjetet sociale për njerëzit që ai besonte se ishin ekstremist islamik që do ta ndihmonin në planet e tij.

“Dua të vij në një pikë ku çdo amerikan mendon dy ose tre herë para se të largohet nga shtëpia. Si, a është me të vërtetë e nevojshme të largohesh tani nga shtëpia? Ashtu dua të jetë”, ka thënë ky xhihadist në një bisedë të regjistruar.

Ai thuhet se u tha agjentëve të kishte marrë udhëzime se si të bëjnë bomba dhe të kryejnë sulme pasi ISIS dërgoi objektiva foto dhe një dokument të betimit të tyre të besnikërisë.

Ndër objektivat që kishte planifikuar të sulmonte ishin kampusi i Universitetit të Berkeley, ku mund të vriste një numër të madh studentësh, si dhe vende të ndryshme në San Francisko.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori