LAJMI I FUNDIT:

Roma rivalizon Milanin në garën për Batshuayin

Roma rivalizon Milanin në garën për Batshuayin
Michy Batshuayi (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Michy Batshuayi ka futur në ‘luftë’ dy skuadrat e mëdha italiane, Milanin dhe Romën.

Gara për sulmuesin belg të Chelseat, Batshuayi, është duke u nxehur dita ditës.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, klubet italiane i duan shërbimet e belgut.


Michy Batshuayi (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Roma është klubi i fundit që po konsideron një transferim të janarit për Batshuayin.

Ata po konsiderojnë huazimin gjashtëmujor të belgut me një opsion për të blerë përfundimisht gjatë verës.

Batshuayi aktualisht është në huazim te Valencia, por ka qenë i lidhur me një kalim në Serie A te Milani.

Trajneri i Valencias, Marcelino, nuk diskutoi gjatë javës së kaluar nëse sulmuesi do të vazhdonte të qëndronte me klubin përtej afatit të janarit.

Batshuayi mendohet se vlen rreth 30 milionë euro, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe me Marseillen dhe Borussia Dortmundin. /Telegrafi/