Këshilli Drejtues i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dje mbajti mbledhje konstituive ku miratoi interpretimin autentik të dispozitave të Statutit të ShGM-së në lidhje me Kuvendin zgjedhor, sipas të cilit kryetari i Shoqatës Mlladen Çadikovski ishte zgjedhur në mënyrë legjitime me shumicën e votave të anëtarëve të rregullt të pranishëm gjatë votimit. Përveç kësaj, Këshilli konstatoi se gjatë mbajtjes së Kuvendit nuk është marrë asnjë ankesë në lidhje me procesin e votimit nga anëtarët e pranishëm ose nga anëtarët e Komisionit Verifikues dhe Komisionit Zgjedhor. Të gjitha palët që kanë ndonjë dyshim rreth procedurës së zgjedhjeve mund të përdorin mjetet juridike që i kanë në dispozicion.
Siç njoftojnë nga ShGM-ja, në mbledhjen konstituive të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues dhe të gjitha vendimet u miratuan njëzëri. Vendimi për të konfirmuar legjitimitetin e zgjedhjes së kryetarit të ShGM-së është bërë me konsensus të të gjithë anëtarëve të KD, ndërsa kryetari Mlladen Çadikovski nuk ishte i përfshirë në votimin për këtë vendim. Gjatë mbledhjes Filana Koka ishte e propozuar dhe e zgjedhur njëzëri për zëvendës kryetare e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Këshilli Drejtues bëri thirrje për konsolidimin e anëtarëve për të ruajtur dinjitetin dhe unitetin si parime kryesore për mbrojtjen e interesave të të gjithë anëtarëve të SHGM-së. Këshilli konstatoi se për të gjitha mendimet e ndryshme nevojitet forum i përforcuar për debate, duke pasur parasysh faktin se të dy kandidatët për kryetar programet e tyre i kishin të bazuar në përfshirjen sa më të madhe të anëtarëve në punën e Shoqatës nëpërmjet të seksioneve të propozuara. KD propozoi të diskutohet me të gjitha grupet e interesuara në esnafin dhe të formohen seksione që do t’i përfaqësojnë interesat e grupeve specifike./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit