LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: Të gjithë e vlerësojnë Higuainin, por ai duhet të bëjë më shumë

Gattuso: Të gjithë e vlerësojnë Higuainin, por ai duhet të bëjë më shumë
Gennaro Gattuso dhe Gonzalo Higuain (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se të gjithë e vlerësojnë angazhimin e Gonzalo Higuain, porse lojtari është i vetëdijshëm se duhet të bëjë më shumë.

Sulmuesi argjentinas nuk ka shënuar gol që nga 28 nëntori duke i kaluar gjashtë ndeshjes pa e gjetur rrjetën.


Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Madje ka pasur spekulime se Rossonerët nuk do ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes së tij, sepse në fund të sezonit di të duhej t’ia paguanin Juventusit edhe 36 milionë euro.

Lajmet për HIGUAIN
Lexo po ashtu Lajmet për HIGUAIN

“Kam folur me Gonzalon dhe ai është nga të parët që janë zhgënjyer me situatën”, ka thënë Gattuso në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Bolognas.

“Në periudhën ku ndodhemi, ai duhet të na japë përvojën dhe karakterin e tij, më pas vijnë golat”.

Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Në momente të vështira, prioritet nuk janë golat, por lidershipi, ai duhet t’i bartë bashkëlojtarët e tij edhe nëse ndonjëri gabon”.

“Zërat rreth tij gjithmonë do të jenë aty, nuk mund të kontrollojmë gjithçka, por unë i kam thënë se të gjithë e vlerësojnë, megjithëse duhet të bëjë më shumë”, ka shtuar trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori