LAJMI I FUNDIT:

Ndarjet e vitit 2018 në botën e Holywoodit

Ndarjet e vitit 2018 në botën e Holywoodit

Këtij viti po i vjen ngadalë fundi dhe është e sigurt se do ta kujtojmë për shumëçka.

Që nga martesat deri tek ndarjet kanë shënuar vitin 2018 dhe ato kanë bërë bujë të madhe në botë.

Dy nga ndarjet më të bujshme të vitit ishin në botën e industrisë së filmave, të cilat nuk janë pritur prej fansave.


Jennifer Aniston dhe Justin Theroux i dhanë fund lidhjes së tyre në mënyrë të papritur. Gjithashtu edhe shkurorëzimi pas dhjetë vjete martese mes Chaning Tatum me Jenna Dewanin.

Më poshtë i kemi listuar ndarjet e vitit të Hollywoodit.

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux

Pas dy vjet martese, Aniston dhe Theroux tronditën fansat duke njoftuar se janë shkurorëzuar. Ata thanë se do të vazhdojnë marrëdhëniet miqësore.

Chaning Tatum dhe Jenna Dewanin

Jenna dhe Chaning u shkurorëzuan pas 10 vjet martese. Çifti ka një vajzë dhe tashmë të dy kanë filluar romancat e reja.

Paris Hilton dhe Chris Zylka

Trashëgimtarja e pasur e “Hilton”, Paris Hilton dhe aktori Chris Zylka u ndanë pas një viti fejese.
Chris i kërkoi Parisit t’ia kthej unazën e vlefshme prej dy milionë dollarësh që i takon edhe sipas ligjeve amerikane.

Ariana Grande dhe Pete Davidson

Ariana Grande dhe Pete Davidson kishin njoftuar se janë në lidhje gjatë verës duke shkëmbyer puthje në një ngjarje të muzikës. Por, askush nuk ka mundur t’i besoj syve se dyshja i dha fund romancës që zgjati disa muaj.

Cheryl dhe Liam Payne

Cheryl Cole dhe Liam Payne shkatërruan marrëdhënien edhe u bënë kohët e fundit prindërit të djalit të pagëzuar, Bear Grey Payne. Largimi i ndarjes ka tronditur jo vetëm familjarët, por edhe fansat e dyshes.

P.Diddy dhe Cassie

P.Diddy dhe e dashura e tij, Cassie përfunduan lidhjen e tyre dhjetë vjeçare. Dyshja nuk ka pasur fëmijë nga romanca e tyre.

Cardi B dhe Offset

Cardi B dhe Offset janë ndarë pas pak më shumë se një viti martese dhe një fëmijë të përbashkët. Reperi dyshohet se iu lut bashkëshortes që të kthehet tek ai, kështu që ky çift mund të pajtohet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Magazina
Kalo në kategori