LAJMI I FUNDIT:

AShAA: Të parandalohen mundësitë e mundshme të klientelizmit

AShAA: Të parandalohen mundësitë e mundshme të klientelizmit

Agjencia për Shërbime audio dhe audio-vizuele si trup kompetent vazhdimisht bën verifikimin e respektimit të dispozitave ligjore për strukturën e pronësisë dhe përqendrimit të medias.

Në kontrollin e fundit, të kryer më 14 dhjetor të vitit 2018, është konstatuar situata që mund të sjell në paraqitjen e marrëdhënieve klienteliste të medias në Qeveri. Personi fizik, Viktor Serafimov, pronar i televizionit rajonal 3, njëkohësisht paraqitet si pronar edhe i “Qendrës për provime Shkup”, që sipas shkrimeve të mediave, “7 ditë pas themelimit ka fituar biznes milionash nga MPB për realizimin e provimeve për patentë shoferi në territorin e Shkupit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Pronësia paralele e transmetuesit dhe personit juridik të përmendur në vetvete nuk është në kundërshtim me Ligjin e shërbimeve audio dhe audio-vizuele, megjithatë lë hapësirë që Qeveria të ndikojë mbi politikat redaktuese të televizionit dhe me këtë të rrënohet pavarësia redaktuese”, thuhet në kumtesën e AShAA-së.

Sipas tyre, trupi rregullues nuk disponon mekanizma me të cilat do të ndalonte shfaqjen e këtyre fenomeneve, aq më pak, nuk ka kompetenca mbi personat juridik që nuk kanë ndërlidhje me fushën e transmetimit audio-vizuel. Agjencia shumë shpesh deri tani ka organizuar punëtori për standarde gazetareske profesionale dhe zotohet për përforcimin e vetë-rregullimit, me këtë edhe përforcimin e integritetit të gazetarëve. Përsëri liria dhe pavarësia e mediave janë të kushtëzuara nga më shumë faktorë. Kjo do të thotë se Qeveria dhe institucionet shtetërore duhet të krijojnë mjedis të përshtatshëm për mediume, përkatësisht të shfaqin integritet dhe në praktikë t’i zbatojnë reformat mediale, ku qëllimet përfundimtar është liria, pavarësia dhe demokratizmi i mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori