LAJMI I FUNDIT:

Rashkovski: Kemi siguruar transport për kthimin e të lënduarve nga tragjedia në Leskovac

Rashkovski: Kemi siguruar transport për kthimin e të lënduarve nga tragjedia në Leskovac

Edhe pse që në mëngjes u njoftua se ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të vizitojë të lënduarit në spitalin e Nishit dhe Leskovac, ai ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku u përmbys autobusi me targa të Maqedonisë ku dhe humbën jetën tre persona.

Siç njofton televizioni “Sitel”, nga vendi i ngjarjes Filipçe ende s’ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërsa atje po qëndron Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragan Rashkovski, i cli tha se Filipçe po udhëton nga një vend tjetër dhe për atë është vonuar.


“Ne tashmë kemi organizuar transport për kthimin e të lënduarve në Maqedoni. Ministri i Shëndetësisë duhet në çdo moment të arrijë dhe të koordinohet me ekipet tona mjekësore që të shohin se kush ka nevojë për një ekzaminim të hollësishëm dhe të merret me profesionalizëm”, tha Rashkovski, i cili shtoi se viktima e tretë ende nuk është identifikuar sepse dokumentet e tij personale nuk u gjetën.

Filipçe dhe Rashkovski, si dhe një përfaqësues nga Ambasada e Maqedonisë në Beograd, më herët u njoftua nga Qeveria se do t’i vizitojnë të lënduarit nga aksidenti në Leskovac të Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori