Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, ka organizuar mbrëmjen e falënderimeve për fundvit, duke ndarë mirënjohje për personalitetet të ndryshme, të cilët më punën dhe angazhimin e tyre kanë kontribuar për fuqizimin e shtetit të Kosovës.
Me këtë rast, ambasadorja Teuta Sahatqija, shefe e misionit konsullar të Kosovës në New York, tha se në fund të vitit, secili bën një rezyme të ngjarjeve që i ka përjetuar, si të sukseseve dhe njëkohësisht edhe të sfidave më të cilat është ballafaquar.
Ajo tha se më punën që është bërë, Kosova sot i ka mundësitë që të garojë në sport e muzikë, të bëhet pjesë e tregut global, dhe të korrë suksese në teknologjinë informative, ekonomi dhe të japë vlerën e shtuar në të gjitha fushat.
Po ashtu, ajo përmendi edhe votimin në Parlamentin e Republikës së Kosovës, të pakos së ligjeve për transformimin e Forcave të Sigurisë, në Ushtri të Kosovës, me të cilën forcohet sovraniteti shtetëror.
“Ne i jemi falënderues përgjithmonë diasporës për mbajtjen gjallë të shpresës për liri, në kohët e pashpresa, falënderojmë që mbajtën familjet, shkollimin, shtetin paralel kur shteti okupator na shtypte e angazhohej që Kosova të mos flet shqip. Prandaj ju ishit zëri ynë kur ne nuk kishim zë”, theksoi Sahatqija.
Ajo shtoi se diaspora që vazhdon të mbështesë fjalën e lirë dhe informimin duke luftuar largësinë dhe duke i lidhur shqiptarët anë e mbanë botës; duke mbështetur ekonominë përmes profesionistëve, që ne mos ta shtrijmë dorën askujt por të jemi zot të vetvetes duke mbështetur shkollimin suprem si armën më të fuqishme që e mbron dhe e avancon një komb si dhe fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri.
Përndryshe, personalitetet që u nderuan në këtë mbrëmje, ishin të fushës së gazetarisë, të edukimit, dhe të fuqizimit të pozitës së gruas, dhe për të gjithë ata që dhanë kontribut për fuqizimin e të rinjve profesionist.
Këtë mbrëmje e bënë edhe më madhështore me preformancën e tyre artistet Klodiana Kabashi-Morina me flautë dhe Elona Muça piano. /L.Bekaj/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?