LAJMI I FUNDIT:

Ish-avokati i Trumpit, drejt një burgu që “do t’i kthejë lirinë”

Ish-avokati i Trumpit, drejt një burgu që “do t’i kthejë lirinë”

Michael Cohen tha në gjyq se, ka jetuar në një burg personal e mendor në kohën kur punonte për Donald Trumpin, dhe se dënimi me 3 vite heqje lirie, në mënyrë ironike do t’i kthejë praktikisht lirinë.

Kjo, sipas CNN-it, deri diku mund të jetë e vërtetë, për faktin e thjeshtë se ish-avokati i presidentit do të mbyllet në një burg të sigurisë minimale, jo shumë larg Nju Jorkut.


Institucioni në fjalë, “FCI Otisville”, është parë shpeshherë si burgu i preferuar për të ashtuquajturit shkelës “me jaka të bardha”.

Në vitin 2009, “Forbes” e vendosi në listën e 10 burgjeve më të rehatshme në Amerikë, përcjell tch.

Cohen, që dikur deklaronte se ishte gati të bënte gjithçka për presidentin Trump, u dënua të mërkurën me 36 muaj burgim nga një gjykatë në Uashington.

Prokurorët kishin kërkuar që dënimi të ishte 4 deri në 5 vite burg, për krime të lidhura me financat e fushatës, sidomos pagesat prej mijëra dollarësh për dy gra, që thonë se kanë pasur marrëdhënie me Trumpin.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se dënimi i tij mund të ketë të bëjë edhe me gënjeshtra ndaj Kongresit, si dhe mashtrime bankare dhe me taksat, lidhur me aktivitetin e tij personal.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori