LAJMI I FUNDIT:

Admirali Foggo për ushtrinë e Kosovës: Është një vendim sovran

Admirali Foggo për ushtrinë e Kosovës: Është një vendim sovran

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, është një vendim sovran, dhe ne mbetet ta respektojmë, deklaroi sot në Shkup, komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e tij, admirali Foggo i bëri në një konferencë për mediat në Shkup, pas takimit që realizoi me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska.

I pyetur nga gazetari i AA-së mbi pohimet për formimin e ushtrisë së Kosovës, dhe ndikimet që kjo mund t’i ketë për stabilitetin e rajonit, Foggo, të cilit komandanti i KFOR-it i jep llogari, tha se “Kosova është një demokraci e njëjtë ashtu siç janë Maqedonia dhe Serbia ku qytetarët votojnë personat të cilët marrin vendime në emër të tyre”.


“Nga këtu them se ky është një vendim sovran të cilin do të duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës për transformimin e FSK-së”, tha Foggo.

Admirali tha se i është thënë se procesi i transformimit do të zgjasë 10 vjet, për të shtuar se ndërkohë është detyrë e tij të kujdeset për një ambient të sigurtë dhe të garantojë lirinë e lëvizjes së lirë.

“Ne jemi të gatshëm për çfarëdo vendimi që do të merret këtë javë”, përfundoi Foggo.

Kujtojmë se të premten, 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës pritet t’i miratojë projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri./AA/