LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria shpenzoi 7 miliard euro pa investuar asnjë denarë në përmirësimin e cilësisë së ajrit

OBRM-PDUKM: Qeveria shpenzoi 7 miliard euro pa investuar asnjë denarë në përmirësimin e cilësisë së ajrit

Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM thuhet se “LSDM shpenzoi 7 miliard euro para të qytetarëve, pa investuar asnjë denarë për uljen e ndotjes së ajrit, ndërsa tash pa turp kërkon donacione nga biznesmenët për luftimin e ajrit të ndotur”.

“LSDM nuk ka plan se si ta nxjerr shtetin nga errësira ku u fundos. Shkupi me ditë të tëra është qyteti më i ndotur në Evropë dhe në dhjetë qytetet më të ndotura në botë. Në krye të Evropës janë edhe qytet e Manastirit dhe Tetovës, por ajri nuk është më i pastër as në Strumicë, Koçan dhe Tetovë. Thënë më thjeshtë, maqedonia po ngulfatet, ndërsa qeverisja nuk ndërmerr asgjë, asnjë denarë nga 7 miliard euro buxhet në dy vitet e fundit nuk është investuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit, dhe tani në vend të masave dhe projekteve, Qeveria kërkon donacione nga biznesmenët, që tashmë kanë dhënë para në buxhet përmes donacioneve, para që është dashur të mbarojnë dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas OBRM-PDUKM-së, dhjetëra qytetarë secilën ditë i mbushin spitalet nëpër gjithë Maqedoninë për shkak të problemeve me zemrën dhe mushkërinë si pasojë e ajrit të ndotur dhe se LSDM duhet të ndërmarrë masa kundër ndotjes së ajrit dhe jo të shpenzojë para në kafe dhe lule.

“LSDM duhet të ikë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së duke ju bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vijnë në marsh protestues që do të ndodh të mërkurën në ora 17 në sheshin “OBRM” dhe që do të lëviz deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori