LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Një sfidë e madhe dhe e vështirë ndaj Napolit, por Anfield është për gjëra të veçanta

Klopp: Një sfidë e madhe dhe e vështirë ndaj Napolit, por Anfield është për gjëra të veçanta

Jurgen Klopp pranon se Liverpooli ka nevojë për diçka të “veçantë” për të mbajtur gjallë ëndrrën e Ligës së Kampionëve, pas një sezoni “jo aq të mirë” deri tani.

Por, trajneri i Reds beson me pasion se nëse ka një vend në futboll, ku diçka e veçantë është e mundur, atëherë është Anfield në një natë evropiane.


Klopp u ka thënë hapur lojtarëve të tij se fati i tyre është në duart e tyre – edhe nëse ata nuk e meritojnë atë pas disa paraqitjeve të dobëta në grupin e tyre.

Klubet që kanë kaluar tutje në Ligën e Kampionëve dhe rezultatet që i duhen Liverpoolit dhe Interit për tu futur në 16 më të mirat
Lexo po ashtu Klubet që kanë kaluar tutje në Ligën e Kampionëve dhe rezultatet që i duhen Liverpoolit dhe Interit për tu futur në 16 më të mirat

“Ne kemi ende mundësi të kalojmë, dhe kjo është e veçantë pas sezonit që kemi luajtur deri tani – ne të gjithë i dimë rezultatet që na duhen”, ka thënë fillimisht Klopp në konferencë për shtyp.

Klopp beson në Liverpoolin e tij (Photo by Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

“Kjo është mjaft e vështirë, është një sfidë e madhe, por nëse diçka e veçantë është e mundur, është këtu [në Anfield] dhe kjo është arsyeja pse duhet ta provojmë atë që mendoj”.

“Tani duhet të krijojmë një atmosferë të veçantë me mënyrën se si ne luajmë dhe ne duhet ta përdorim edhe atmosferën në këtë ndeshje”.

Ancelotti: Kam kujtime të mira nga Anfield, shkojmë për të sulmuar
Lexo po ashtu Ancelotti: Kam kujtime të mira nga Anfield, shkojmë për të sulmuar

“Me të vërtetë e mirëpres këtë atmosferë. Kjo është një mundësi e madhe për ne dhe ne do të përpiqemi çdo gjë për të vënë në vend të drejtë.”

“E dinim pas ndeshjes ndaj Napolit se nuk ishim mjaft të mirë për të marrë diçka dhe Beogradi nuk ishte më i mirë. I vetmi lajm i mirë ishte se ne kemi ndeshjen e fundit në shtëpi”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori