LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Maqedonia mbështet një marrëveshje dypalëshe Prishtinë-Beograd

Pendarovski: Maqedonia mbështet një marrëveshje dypalëshe Prishtinë-Beograd

Sot në Prishtinë ka filluar Forumi i Sigurisë Maqedoni-Kosovë 2018, në Universitetin AAB në Prishtinë, që organizohet nga Fakulteti për Siguri – Shkup, Fondacioni “Konrad Adenauer” për Kosovë dhe Universiteti në fjalë.

Në këtë forum merr pjesë edhe Bashkërenduesi kombëtar për anëtarsimin e Maqedonisë në Nato, Stevo Pendarovski, zv. ministri i MPB-së, Agim Nuhiu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, në fjalimin e tij, Stevo Pendarovski u përqëndrua te dialogu Prishtinë-Beograd, duke theksuar se të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në rajon e më gjërë sigurisht se do ta mbështetin një zgjidhje të çështjeve të mbetura ndërmjet Kosovës e Serbisë.


Sipas tij, marrëveshja e mundshme do të sjell një paqësim të pakthyeshëm dhe të rajonit, paqe që nuk mund të matet.

Më tej, Pendarovski shtoi se pozita e Qeverisë së Maqedonisë në këtë rast është se mbështet një marrëveshje dypalëshe Prishtinë – Beograd, por që do të sjell stabilitet në rajon./Telegrafi/