LAJMI I FUNDIT:

Protesta edhe në Bruksel, 400 të arrestuar

Protesta edhe në Bruksel, 400 të arrestuar

Protestat e dhunshme që kanë goditur Parisin javët e fundit duket se janë përhapur edhe në Brukselin fqinj, atje ku më shumë se 400 njerëz janë arrestuar pas përplasjeve mes policisë dhe “Jelekëve të Verdhë” belgë.

Të paktën një mijë policë ishin dislokuar për mbarëvajtjen e protestave në rrugë, por atyre iu desh të përdornin gazin lotsjellës dhe pompat e ujit ndaj protestuesve, pas përpjekjeve të dështuara për të mbajtur situatën nën kontroll.

Zonat ku gjenden godinat e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian u rrethuan nga një prani e shtuar policore, ndërsa pamjet filmike që përfunduan në rrjetet sociale treguan se protestuesit u përleshën me policinë jashtë PE-së.


Policia kishte vendosur barrikada në të gjitha institucionet evropiane të rëndësisë kyçe, ndërsa u ndalua si masë paraprake edhe kalimi i këmbësorëve apo i automjeteve.

135 të lënduar gjatë protestave në Francë
Lexo po ashtu 135 të lënduar gjatë protestave në Francë

Policia e Brukselit njoftoi se demonstruesit ishin mbledhur në dy zona kryesore të kryeqytetit belg, “Arts Lois” dhe “Porte de Namur”.

Zëdhënësja e policisë tha se “të paktën 70 persona ishin arrestuar pas kontrolleve të ushtruara për të parandaluar dhunën”.

Një agjenci belge lajmesh, raportoi gjithashtu se protestues të rinj bllokuan një autostradë që lidhte Brukselin me Rekkemin në Flanders, rajoni që ndodhet pranë kufirit me Francën.

Lëvizja në Belgjikë, e frymëzuar nga protestat në Francë përgjatë muajit të kaluar, u dha zë ankesave të protestuesve mbi kostot e jetesës, që kërkuan gjithashtu largimin e koalicionit qeveritar të qendrës së djathtë në Belgjikë, vetëm 6 muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve kombëtare në muajin maj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori