LAJMI I FUNDIT:

135 të lënduar gjatë protestave në Francë

135 të lënduar gjatë protestave në Francë

Një total prej 118 personash dhe 17 policësh të lënduar është bilanci i protestave të “Jelekëve të Verdhë” anembanë Francës.

Numri është konfirmuar nga ministri francez i Punëve të Brendshme, Christophe Castaner, i cili në një konferencë për media tha se në protestat mbarëkombëtare kanë marrë pjesë rreth 125 mijë njerëz dhe se policia ka arrestuar 974 persona.


Në prag të protestës së ditës së shtunë, ishin ndërmarrë masa të rrepta sigurie, përfshirë edhe anulimin e disa ndeshjeve të ligës së parë në futboll, ndërsa në gjendje gatishmërie ishin dhjetëra automjete të blinduara dhe 89 mijë trupa ushtarake, përfshirë 8 mijë në Paris, përcjell Telegrafi.

Kryeministri francez kërkon për qetësi nga 'Jelekë e Verdhët' (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kryeministri francez kërkon për qetësi nga 'Jelekë e Verdhët' (Foto/Video)

Të shtunën, protestuesit që mbanin jelekë të verdhë, u mblodhën përgjatë rrugës së famshme të kryeqytetit francez, Champs-Elysees, ku dhuna e mëparshme detyroi dyqanet, restorantet dhe bankat të mbyllen të shtunën.

Protestat që filluan në Francë më 17 nëntor si reagim ndaj rritjes së çmimit të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, u kthyen në protestat më të dhunshme në vitet e fundit.

Më herët u njoftua anulimi i rritjes së çmimeve të karburanteve për vitin 2019. /Telegrafi/