LAJMI I FUNDIT:

Juventusi kërkon Pavardin

Juventusi kërkon Pavardin
Benjamin Pavard (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Juventusi po kërkon mbrojtësin francez të VfB Stuttgart, Benjamin Pavard.

Zonja e Vjetër thuhet se është duke menduar të rinovojnë repartin e tyre mbrojtës në vitin e ardhshëm.


Kështu, drejtuesit e kampioni italian mendohet se janë rreshtuar pas një lëvizje për fituesin e Kupës së Botës, Pavard.

Duel gjigantësh për mbrojtësin francez Pavard
Lexo po ashtu Duel gjigantësh për mbrojtësin francez Pavard

Sipas mediumit Corriere dello Sport, Pavard ndihet i gatshëm të testojë veten në një nivel më të lartë dhe kjo mund të jetë mundësi e mirë për Juventusin.

Benjamin Pavard gjatë Kampionatit Botëror (Foto: Getty Images)

Edhe klubi gjerman, Stuttgarti thuhet se janë dorëzuar për ta humbur mbrojtësin e tyre në verën e vitit 2019.

Kontrata e mbrojtësit mbart një klauzolë blerjeje prej 35 milionë eurosh, të cilën klubi gjerman këmbëngul se skuadrat që e duan duhet ta përmbushin atë.

Hysaj te Chelsea, Pavard te Napoli  
Lexo po ashtu Hysaj te Chelsea, Pavard te Napoli  

Së bashku me Juven, Bayern Munichu gjithashtu kanë shprehur interes të madh në Pavardin këtë sezon.

Pavard gjithashtu u lidh edhe me Napolin, ku shihet si zëvendësues i Elseid Hysaj, i cili mund të transferohet te Chelsea. /Telegrafi/