LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit, do të dëshmojë Aleksandar Vasilevski – “Ninxha”

Vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit, do të dëshmojë Aleksandar Vasilevski – “Ninxha”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Në seancën e sotme duhet të dëshmojë Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili ka propozuar tre dëshmitarë. Në seancën e kaluar nga e drejta për të dhënë dëshmi u tërhoqën të akuzuarit Vilijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo dhe Mitre Pitropovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa nga të akuzuarit të cilët kanë dëshmuar në seancat e kaluara, theksuan se dita e 27 prillit ka qenë e planifikuar dhe se organizatorë ka pasur edhe nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, me çka me kërkesë të PSP-së u arrestua dhe paraburgos ish-drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski.


Procesin gjyqësor e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa aktakuzat i përfaqëson Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën penale “nxitje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori