LAJMI I FUNDIT:

Turqia lëshon urdhër arresti për organizatorët e vrasjes së Khashoggi

Turqia lëshon urdhër arresti për organizatorët e vrasjes së Khashoggi

Një prokuror i shtetit turk ka lëshuar një urdhër arresti për dy persona, të cilët janë bashkëpunëtorë të ngushtë të sundimtarit saudit, me dyshimin për planifikimin e vrasjes së Jamal Khashoggi.

Dy zyrtarë turq thanë se një urdhër u lëshua për të arrestuar bashkëpunëtorët e ngushtë të sundimtarit saudit dhe nënkryetarit të shërbimit të inteligjencës, raporton Reuters.

Prokuroria arriti në përfundimin se ekziston një dyshim i fortë se Saud Al-Katani dhe gjenerali Ahmet Al-Asiri, të cilët u hoqën nga postet e tyre në tetor, ishin midis organizatorëve të vrasjes së tetorit të konsullatës saudite në Stamboll.


Vendimi i prokurorisë për të lëshuar një urdhër arresti për Assirin dhe Katani reflekton qëndrimin se autoritetet saudite nuk do të ndërmarrin masat kundër këtyre njerëzve, thanë zyrtarët turq. /kp/Telegrafi/