LAJMI I FUNDIT:

Arkeologët zbuluan skeletin bashkë me çizmet mesjetare (Foto)

Arkeologët zbuluan skeletin bashkë me çizmet mesjetare (Foto)

Çizmet mesjetare u gjetën prej arkeologëve, në një skelet që besohet të ketë qenë i një personi që ishte viktimë e vrasjes.

Skeleti i burrit i cili u gjet në Londër, me duar të kthyera mbi kokën që e mbante anash, besohet se ka rrëshqitur, apo e kanë shtyrë në lumë para 500 vitesh, transmeton Telegrafi.


Hapësira ku mbeti përgjithmonë, i ruajti mbetjet në mënyrë të përkryer, për të dhënë detaje të mahnitshme për jetesën dhe kohën kur ai jetoi.

Skeleti i gjetur në lumë

Gjatë kohës sa ishte gjallë, ai besohet të ketë qenë rreth 35-vjeçar, ndërsa nuk ka dyshim se ka bërë jetë të mundimshme dhe që lidhet me lumin.

“Duke i studiuar çizmet, nxorën shumë të dhëna për jetën që ka bërë ky njeri. Na ndihmoi të kuptonim më mirë mënyrën si jetoi në kushte të rrezikshme dhe të vështira. Ishte mundësi e rrallë, të shihet diçka kaq personale”, ka thënë Beth Richardson, nga Muzeu Arkeologjik në Londër.

Çizmet e skeletit

Në bazë të çmimit që kishte lëkura në atë kohë, nuk besohet të jetë varrosur bashkë me çizme, pasi shfrytëzoheshin dhe përdoreshin për një kohë të gjatë.

Shumë zbulime të rralla janë bërë në këtë zonë, por jo edhe një palë veshje këmbësh, që kishin tabanë të shtuara për përforcim dhe një shtresë ende të panjohur në brendësi, për t’i mbajtur nxehtë. Ato ishin të përkryera për hapësirën me baltë pranë lumit, ku besohet se ai punonte.

Dhëmbët e tij kanë dëmtime të konsiderueshme, që bëhen nga litarët dhe metalet e lehta, njëjtë sikur edhe peshkatarët që i dëmtojnë dhëmbët teksa provojnë të ndihmohen prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Interesante
Kalo në kategori