LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoja e kauzës sensibilizuese “Ti barabartë unë” – Yjet japin shpresë për personat me nevoja të veçanta

Publikohet videoja e kauzës sensibilizuese “Ti barabartë unë” – Yjet japin shpresë për personat me nevoja të veçanta
Foto: Ti barabartë unë/Facebook

Në nder të 3 dhjetorit, e njohur ndërkombëtarisht si Dita e Personave me nevoja të veçanta, u realizuan disa aktivitete që zbukuruan këtë ditë për ata që vërtet kanë nevojë.

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, balerini Shemsedin Sajhadi për të pestin vit me radhazi, organizoi kampanjën sensibilizuese “Ti barabartë unë”.


Nora Istrefi mbështeti kauzën “Ti barabartë unë” (Foto: Ti barabartë unë/Facebook)

Ky projekt që në qendër të tij ka personat me nevoja të veçanta, inkuadron edhe shumë personazhe të njohur të skenës shqiptare, duke iu mundësuar atyre një takim me këta persona të veçantë.

Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli, Genta Ismajli, Nora İstrefi, Dhurata Dora, Tayna, 2Ton, Besnik Qaka NRG Band, Capital T, Majk dhe moderatori Labinot Gashi – janë emrat të cilët u bënë pjesë e kësaj fushate sensibilizimi.

2 Ton mbështeti kauzën “Ti barabartë unë” (Foto: Ti barabartë unë/Facebook)

Në kanalin YouTube është publikuar një video nga takimet që ata kanë zhvilluar, teksa mesazhi ka qenë i qartë: “Një buzëqeshje dhe mbështetje për ata që kanë nevojë”.

Organizatori i kësaj iniciative, balerini Shemsedin Sajhadi thotë për Telegrafin se ndjehet i lumtur që edhe këtë vit pati shansin ta çojë përpara këtë kauzë.

“Me rastin e 3 dhejtorit që shënohet si Dita e personave me nevoja të veçanta, edhe këtë vit kemi realizuar një projekt mbështetur nga shumë emra të njohur të estradës, për t’iu dhuruar buzëqeshje atyre që vërtet kanë nevojë”, tha Sajhadi.

Shemsedin Hajdini (Foto: Shemsesedin Sajhadi/Facebook)

Videoja e shpërndarë tashmë gjithandej në rrjetet sociale është gjithashtu një tjetër element kyç i projektit, pasi çdo klikim i kësaj videoje në YouTube do të shkojë për fondin e personave me nevoja specifike. /Telegrafi/

Majk mbështeti kauzën “Ti barabartë unë” (Foto: Ti barabartë unë/Facebook)

Besnik Qaka mbështeti kauzën “Ti barabartë unë” (Foto: Ti barabartë unë/Facebook)

Sabri Fejzullahu mbështeti kauzën “Ti barabartë unë” (Foto: Ti barabartë unë/Facebook)

Labi mbështeti kauzën “Ti barabartë unë” (Foto: Ti barabartë unë/Facebook)

Shyhrete Behluli mbështeti kauzën “Ti barabartë unë” (Foto: Ti barabartë unë/Facebook)

Tayna mbështeti kauzën “Ti barabartë unë” (Foto: Ti barabartë unë/Facebook)

Genta Ismajli mbështeti kauzën “Ti barabartë unë” (Foto: Ti barabartë unë/Facebook)

Capital T mbështeti kauzën “Ti barabartë unë” (Foto: Ti barabartë unë/Facebook)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

Magazina
Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori