LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i mjekësisë ligjore: Sazdovski ka vdekur nga goditjet në kokë

Eksperti i mjekësisë ligjore: Sazdovski ka vdekur nga goditjet në kokë

Eksperti i Mjekësisë Ligjore shpjegoi lëndimet që i kishte parë në trupin e Nikolla Sazdovskit, anëtarit të grupit Komitët, që vdiq pas rrahjes nga dy djem të ri nga Shkupi.

Eksperti Zllatko Jankevski tha se ai ka vërejtur lëndime të rënda në kokë dhe trup të Sazdvoskit që sipas të gjitha gjasave janë nga grushtet dhe shqelmat e rënda dhe intensive.


Eksperti shpjegoi se i ndjeri lëndimet i ka marrë nga grushtet e shqelmat e jo nga rënia në trotuar pasi po të kishte rënë në tokë, do dukej shtypja e kokës, ose do të çahej lëkura. Të kishte rënë ashtu do të kishte lëndime edhe në mjekër, vesh ose pjesët e tjera të kokës e jo vetëm në ato pjesë që i ka lëndimet.

Eksperti nga Mjekësia Ligjore ka vërejtur gjithsej gjashtë plagë. Tre në kokë që kishin qenë fatale dhe tre në kraharor dhe bel.

“I ndjeri ishte sjellë pa ndjenja në spital. Me puls shumë të dobët që ishte normalizuar pas reanimacionit. Megjithatë, truri nuk i funksiononte prandaj është vënë në aparate. Plagët në kokë kanë qenë fatale, që kanë shkaktuar vdekjen. Sipas pamjes së tyre janë shkaktuar gjatë sulmit intensiv, goditjeve intensive me grushte dhe shqelma. Dëmtimet e shumta kanë ndodhur për shkak se truri kur goditet lëviz nëpër kafkë dhe shkakton edhe dëmtime të tjera”

Avokati i familjes së Sazdovskit, Vanço Shehtanski tentoi ta shtyjë ekspertin të kualifikojë sulmin si mizor, edhe pse ai është vetëm një mjek por ndaj kësaj pyetjeje sugjestive reagoi avokati Naser Raufi./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori