LAJMI I FUNDIT:

Liria triumfon lehtësisht në udhëtim te KEK-u

Liria triumfon lehtësisht në udhëtim te KEK-u

Liria ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi.

Skuadra prizrenase ka triumfuar në udhëtim te KEK-u me rezultat 0-3.

Vetëm pas 20 minutave lojë, mysafirët kaluan në epërsi kur shënoi mbrojtësi Robert Gjeraj.


Në minutën e 27-të, Liria ngriti avantazhin në 2-0 pas golit të realizuar nga Blendi Memaj.

Me epërsinë 0-2 të Lirisë përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pasi kaluan një orë lojë, bardhezinjtë realizuan edhe golin e tretë me autor Fatih Karahodan.

Pas kësaj fitore, Liria zë vendin e 10-të në renditjen tabelare me 19 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë KEK-u vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me vetëm një pikë pas 16 ndeshjeve.

Në ndeshjen e ardhshme, KEK-u do të jetë mysafir i Drenicës në Skenderaj.

Ndërkohë Liria do ta luaj edhe një ndeshje në udhëtim, ku kësaj radhe përballet me Llapin. /Telegrafi/