Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), i ka tërhequr vërejtjen Operatorit për Furnizimi me Energji (KESCO) dhe atij për Distribuim të Energjisë (KEDS) për ndërprerjen e menjëhershme të reduktimeve dhe mos zbatimin të ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike në emër të mirëmbajtjes gjatë sezonit të dimrit, me përjashtim të mirëmbajtjeve të domosdoshme pa të cilat mund të rrezikohet sistemi apo siguria e furnizimit me energji elektrike.
ZRRE me anë të njoftimi për media thotë se ka konstatuar se KESCO dhe KEDS janë duke aplikuar reduktime të ashpra të furnizimit me energji elektrike në shumë pjesë të vendit.
“Gjatë procesit të vazhdueshëm të monitorimit të furnizimit me energji elektrike, ZRRE ka konstatuar se KESCO dhe KEDS janë duke aplikuar reduktime të ashpra të furnizimit me energji elektrike në shumë pjesë të vendit. ZRRE vlerëson se veprimet e tilla të KESCO/KEDS lidhur me reduktimet e energjisë elektrike janë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, si dhe në kundërshtim me vendimin e Bordit të ZRRE-së V_1065_2018 të datës 30 tetor 2018. ZRRE ka rikujtuar KEDS-it dhe KESCO-s edhe njëherë se gjatë përcaktimit të të hyrave të lejuara maksimale për të gjithë sistemin e energjisë, përfshirë prodhimin dhe importin, ka lejuar mjete financiare të mjaftueshme për mbulimin e kostove për furnizim të rregullt (pa reduktime) me energji elektrike për të gjithë konsumatorët. Me këtë rast, ZRRE i ka tërhequr vërejtjen KEDS-it dhe KESCO-s se në rast të mos zbatimit të këtyre kërkesave, në përputhje me dispozitat ligjore të nenit 55 dhe 57 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë dhe Rregullës mbi Masat Administrative dhe Gjobat, do të aplikoi masa adekuate”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së, përcjell Telegrafi.
Mungesa e prodhimit vendor të rrymës dhe importi e është duke shkaktuar reduktimin e saj, kështu ka thënë zëdhënësi i Kompanisë për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS), Viktor Buzhala.
Buzhala për Telegrafin ka thënë se prodhimi vendor nuk po i mbulon konsumin e energjisë elektrike të kërkuar dhe për këtë ka reduktime të saj.
Lidhur me reduktimet e rrymës ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, duke thënë se është zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
Ai ka shkruar në Facebook se është i papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025