LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj: KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta

Kryeministri Haradinaj: KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas reduktimeve të energjisë elektrike, duke thënë se është zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Ai ka shkruar në Facebook se është i papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.


Postimi i plotë i Haradinajt

Zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

I papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.

Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë.

Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Nuk pranojmë asgjë më pak! /Telegrafi/